AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 20:12

Ronaldo, fituesi i “Topi i Artë 2017”. Barazon Mesin me nga 5 herë

  Kristiano Ronaldo është zyrtarisht fituesi i “Topit të Artë 2017”. Ylli i Realit të Madridit fitoi garën me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Mesi dhe atë të Paris Sën Zhermenit, Nejmarin. Me fitimin e këtij trofeu, tashmë Ronaldo barazoi Lionel Mesin, pasi që të dy e kanë fituar atë nga pesë herë. Për herë të parë “Topi i Artë”, i organizuar nga revista franceze “France Football” është dhënë në vitin 1956, i fituar nga anglezi Stenli Methjus, dhe qysh atëherë janë dhënë 62 “Topa të Artë”. Kristiano Ronaldo : Vendi i parë, 946 pikë

SKEDA

Portugez 32 vjeç 147 ndeshje 78 gola me Kombëtaren portugeze Roli : sulmues Klubi : Real Madrid Ndeshje në vitin 2017 : 56 Gola në vitin 2017 : 49 Trofetë 2017 : Liga e Kampionëve ; Superkupa e Europës ; Kampionati Spanjoll; Superkupa e Spanjës; golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve (12 gola)

Vitet dhe numri i “Topit të Artë”

53-Kristiano Ronaldo (2008)

58-Kristiano Ronaldo (2013)

59-Kristiano Ronaldo (2014)

61-Kristiano Ronaldo (2016)

62-Kristiano Ronaldo (2017)

Të gjithë fituesit e "Topit të Artë" ndër vite

[gallery ids="33082,33083,33084,33085,33086,33087,33088,33089,33090,33091,33092,33093,33094,33095,33096,33097,33098,33099,33100,33101,33102,33103,33104,33105,33106,33107,33108,33109,33110,33111,33112,33113,33114,33115,33116,33117,33118,33119,33120,33121,33122,33123,33124,33125,33126,33127,33128,33129,33130,33131,33132,33133,33134,33135,33136,33137,33138,33139,33140,33141,33142,33201"] TPZ.AL