AKTUALITET, 7 Dhjetor 2017, 23:29

Gazetarja: Llalla është ende në detyrë, ja ku ka qënë sot

Gazetarja: Llalla është ende në detyrë, ja ku ka

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, deklaroi për emisionin “Të Paekspozuarit” se kryeprokurori Adriatik Llalla po vijon punën e tij, teksa është parë të hyjë sot në zyrën e tij si një ditë normale pune.

Klodiana Lala: Adriatik Lllalla nuk ka ikur akoma. Sot është paraqitur në zyrën e tij. Dua të përmend disa emra të përfolur ditët e fundit, është Prokurori I Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi. Ky është emri që qarkullon, ditët e fundit, ai ka shprehur ambicjen e tij. Henrik Ligori është një tjetër emër i përfolur, ka gradë shkencore, është me eksperiencë, por flitet për një tërheqje të tij pasi bashkëshortja e tij ka qenë ish deputete të PS./TPZ.AL/