Federata e Futbollit e Italisë shpalli lojtarët më të mirë për vitin 2017 në Seria A, në një mbrëmje gala të mbajtur të hënën në mbrëmje.
Gianluigi Buffon u shpall portieri më i mirë dhe tekniku i Napolit, Maurizio Sarri, fitoi çmimin trajneri më i mirë në vitit. Ndërsa Juventus u shpall skuadra e vitit në Seria A.
Trajneri i Napolit nuk ishte i paranishem, por çmimi u mor në emër të tij nga presidenti i Napolit, Edoardo De Laurentiis.
Me ndeshjen derbi Napoli – Juventus që do të luhet këtë të premte, legjenda e Juves Alessandro Del Piero, mor një çmim special për golin më të bukur në histori të këtij takimi.
Ndërkohë, Buffon tha pasi mori çmimin se është i lumtur dhe krenar, duke shtuar se kurrë nuk i kishte shkuar mendja se do ta merrte një çmim të tillë.
Lojtari i Vitit: Gianluigi Buffon (Juventus)
Skuadra e Vitit: Juventus
Trajneri i Vitit: Maurizio Sarri (Napoli)
[gallery columns="1" ids="26936,26937,26938"]
SPORT / 28 Nëntor 2017, 00:39
Lagjja