SPORT, 27 Nëntor 2017, 16:21

SKANDALI/ VIDEO FSHF bën “spektakël” me të rinjtë, por shikoni se ku zhvishen lojtarët

 

Pak ditë më parë institucioni i futbollit shqiptar organizoi një tryezë të rrumbullakët për zhvillimin e të rinjve. Të pranishëm krahas drejtuesve të FSHF-së, trajnerëve të ekipeve të moshave të kryeqytetit dhe prindër të lojtarëve, ishte edhe ish-kapiteni kuqezi, Lorik Cana.

C

U fol për projekte dhe kritere që do të zbatohen, madje edhe për vendosjen e standardeve, por realiteti në futbollin e të rinjve është krejt tjetër në Shqipëri, madje në nivele skandaloze. “Panorama Sport” ka vëzhguar dje dy ndeshje të kampionatit të Kategorisë Superiore për grupmoshat U-17 dhe U-19 në Durrës.

BB

Luhej Shkëndija e Durrësit-Luftëtari dhe për lojtarët miq nuk kishte një dhomë ku të zhvisheshin. Megjithatë, gjirokastritët pranuan të zhvisheshin në pankinë, edhe pse kapricot e motit bënë që në atë moment të niste shiu. Skandali nuk përfundon këtu, pasi me të mbyllur ndeshja, lojtarët e rinj nuk kishin mundësi as të laheshin.

AAA

https://vid.me/JPhLH

Panorama Sport