TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është ekzekutuar me kallashnikov në mes të Athinës Vasilis Stefanakos, i cilësuar si koka e mafias në Greqi.
Atentati mafioz është kryer gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën Haidari të kryeqytetit grek rreth orës 19.10.
Trupi i pajetë i Stefanakos është gjetur në makinën e tij. 57-vjeçari ishte nisur me makinën tip “BMW” drejt shtëpisë së tij, kur i është zënë pritë nga dy persona me skafandra të cilët kanë hapur zjarr. Të paktën 22 gëzhoja janë gjetur në vendngjarje.
Ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu pas kryerjes së dënimit prej 9 vitesh.
Ai ishte dënuar edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer Rizai, ndërsa ishte akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe të shumëkërkuarit Vasilis Palokostas.
[gallery ids="57582,57581,57583,57584,57585"]