TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e dekretojë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.
Sipas presidentit ligji rrezikon karakterin unitar të shtetit , sovranitetin dhe integriten territorial të Maqedonisë.
Ai thotë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Më 11 janar të vitit 2018 Kuvendi i Maqedonisë e votoi ligjin për përdorim të gjuhëve pa debat publik, pa përfshirjen e ekspertëve akademik dhe pa opozitën.
Në fjalimin e fundvitit theksova se ky ligj është sjell me flamuri evropian.
Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën
Me miratimin e këtij ligji është keqpërdorur flamuri evropian i cili i ndryshon sistemet ligjore” – tha mes tjerash Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.