AKTUALITET, 17 Janar 2018, 19:51

Rekordi historik, Skënderbeu i 47-ti në planet. +425 vende nga 2016...

“IFFHS” ka bërë publike renditjen e re të klubeve botërore. Në listën e re të nxjerrë nga faqa zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Historisë dhe Statistikave në Futboll, ka një “çmenduri” për tifozët shqiptarë të futbollit, në veçanti tifozët korcarë.

Ekipi i Skënderbeut renditet në vendin e 47 në Botë, duke përmirësuar 425 vënde nga renditja e mëparshme. Por nuk mbaron këtu, Skënderbeu ka lënë mbrapa vetes në këtë renditje ekipin e Dortmundit, Lacios dhe një prej shkollës më të mirë të futbollit në Holandë, Ajaksin.

Kjo renditje historike e Skënderbeut ka ardhur pas performancës të mirë në Europë, nga ana e kryesuesve të Superiores.