AKTUALITET, 17 Janar 2018, 20:08

Galeria e Arteve nën kujdesin e Shkolollit, kosovari njihet si artisti që luan me simbole

Galeria e Arteve nën kujdesin e Shkolollit, kosovari njihet si artisti

Galeria Kombëtare e Arteve ka nga sot një drejtor të ri. Ai është kosovari Erzen Shkololli me origjinë nga Peja, një themelues i Institutit Bashkëkohor të Artit në Pejë.

Erzen Shkololli zëvendëson në këtë detyrë Artan Shabanin, e shkarkuar në dhjetor të vitit të shkuar.

Shkololli ka lënë gjurmë në Galerinë e Arteve në Kosovë, duke i sjellë një imazh ndërkombëtar. Kosovari njihet si një artisti që luan me simbole.

Vendimi:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA