TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Punonjësi i sigurisë në Hipotekën e Tiranës, ku dy ditë më parë u grabitën një shumë lekësh, ka dëshmuar ditën e sotme para gjykatës.
Ai është shprehur se grabitësi i ka drejtuar armën, ku duke qenë në kushte të tilla e kishte të pamundur të vepronte.
Punonjësi i sigurisë me iniciale F.F, i cili është arrestuar ditën e djeshme nga policia, ka dëshmuar se grabitësi i ka thënë të mos fliste ndryshe do ta vriste.
“Ai më kapi në befasi dhe më kërcënoi të mos të flisja se ndryshe do të më vriste. Më drejtoi armën dhe shkoi te arkëtarja për të grabitur. E kisha të pamundur të veproja.”, është shprehur punonjësi i sigurisë.
Para dy ditësh, një persona i armatosur u fut në ambientet e Hipotekës së Tiranës, ku me një armë në dorë mundi të merrte një shumë parash nga filiali i postës dhe i një banke të nivelit të dytë.
Ndërsa, lidhur me ngjarjen, policia e Tiranës arrestoi ditën e djeshme punonjësin e sigurisë si dhe ka proceduar në gjendje të lirë operatorin e qendrës së kontrollit SHPSF-së.
“Policia thotë zyrtarisht se dje është arrestuar në flagrancë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.
Po kështu policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qendrës së kontrollit SHPSF-së.”, tha policia ditën e djeshme.