TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot ankimimin e Unionit të Prokurorëve për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ankimimi i Unionit u rrëzua pasi nuk u arrit kuorumi. Që të pranohej kërkesa e Unionit të Prokurorëve nevojiteshin 5 vota, por trupa gjykuese votoi me 4 anëtarë pro dhe 3 kundër.
Në 2 gusht 2017 Unioni i Prokurorëve bëri ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër Kodit të Ri Penal që hyri në fuqi më 1 gusht, duke kërkuar shfuqizimin e të paktën 20 neneve që cenojnë sipas tyre, pozicionin kushtetues të prokurorisë.