TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Tiranës bëri një revolucion duke larguar nga rruga rojet private, që kërkonin para ose të gërvishtnin makinën. Ajo aplikoi një sistem modern që e gjen në pjesën dërrmuese të qyteteve të mëdha perëndimore. Qytetari parkon dhe nga celulari i tij dërgon në numrin 50500 një sms, ku i shkarkohen 100 lekë të reja për çdo orë parkim në qendër të kryeqytetit. Më mirë dhe më shpej nuk bëhet. Përpos çmimit të kripur që ka ngjallur reagime, nuk ka arsye për të mos qenë i kënaqur.
Por prej disa kohësh sistemi ka probleme. Sot Lapsi.al ka provën, se ti mund të marrësh 2 mijë lekë të vjetra gjobë, pavarësisht se ke tentuar ta paguash tarifën dhe sistemi i bashkisë nuk ka funksionuar. Pas disa ankesave ne e testuam vetë sistemin duke lënë një makinë tonën, në rrugën Themistokli Gërmjenji, pranë zyrave. Tentuam disa herë të bëjmë pagesën, por pa sukses. Por megjithëatë, pra megjithëse faji qe i bashkisë që nuk i funksiononte sistemi dhe megjithëse aty nuk gjendej asnjë punonjës i saj për të mbledhur tarifën manualisht, gjoba funksiononte njësoj.
Me Provën e SMS- ve në dorë, (për të kontrolluar që faji nuk ishte as i aparatit tonë cellular dhe as i kompanisë telefonike, në të njëjtën kohë dërguam me sukses sms në drejtime të tjera), iu drejtuam policëve bashkiakë që vendosnin gjoba në këtë rrugë. Përgjigjaj ishte: “ka shumë ankesa, ndodh shpesh”.
Kur insistuam se si mund të zgjidhet problemi, rruga e ofruar ishte: “duhet të shkosh tek Policia Bashkiake me provat dhe sms-në në dorë, aty del para një komisioni dhe ata shqyrtojnë rastin. Por nuk ia vlen për 20 mijë lekë të vjetra”.
Kjo pra është historia. Bashkia e Tiranës në fakt ka modernizuar vetëm sistemin e vjeljes së parave. Ndërsa kur bëhet fjalë për t'i kthyer qytetarëve paratë që janë vjedhur padrejtësisht, vazhdon i njëjti system burokratik i sorrollatjes dhe nxirrjes së jetës. Pra shkurt vihet në punë i njëjti system i vjetër grabitës dhe zhvatës.
