AKTUALITET, 17 Janar 2018, 13:56

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, thirrja e Ahmetaj: Aplikoni për statusin e papunësisë

Protesta e naftëtarëve të Ballshit, thirrja e Ahmetaj: Aplikoni

“Punonjësit e rafinerisë së naftës në Fier dhe në Ballsh që nuk kanë marrë rrogat e prapambetura, të aplikojnë për statusin e papunësisë.”

Thirrja ka ardhur këtë të mërkurë nga vetë Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

Në deklaratën e tij për mediat, ministri Ahmetaj tha se është dhënë urdhri që zyrat e punës në qarkun e Fierit të ndihmojnë punonjësit e rafinerisë që të aplikojnë për statusin e papunësisë.

“Është marrë angazhim nga qeveria që zyra e punës në qarkun e Fierit të jenë në ndihmë të punonjësve të dy rafinerive për t’i ndihmuar për aplikimin e statusit të papunësisë në mënyrë që ata punonjës që sot janë papunë të përfitojnë menjëherë në bazë të ligjit pagesën e papunësisë.

Ndërkohë qeveria qëndron e gatshme për të mbështetur cdo investitor serioz që do të vijë për zhvillimin e biznesit”, u shpreh ministri i Financave Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se prej disa ditësh naftëtarët po protestojnë duke kërkuar rrogat e tyre të prapambetura.