AKTUALITET, 17 Janar 2018, 14:53

Ikja e Luarasit, Duka i prekur nga lajmi i hidhur: Iliri ishte një portier talentuar

Ikja e Luarasit, Duka i prekur nga lajmi i hidhur: Iliri ishte një portier

Ndarja e papritur në moshën 63-vjeçare e Ilir Luarasit, një prej portierëve më të mirë që ka nxjerrë klubi i Dinamos dhe ka përfaqësuar Shqipërinë me ekipin kombëtar, i ka prekur të gjithë dashamirësit e futbollit.

Edhe presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, përmes një statusi të tij në Facebook, i shprehu ngushëllimet e tij familjes Luarasi.

Mesazhi

Thellësisht i prekur, më duhet të ndaj me ju të dashur miq të komunitetit të futbollit, lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-portierit të njohur të Dinamos dhe ekipit kombetar Ilir Luarasi.

Dëshiroj me këtë rast ti shpreh familjes, të afërmve, miqve dhe shokëve ngushëllimet e mia me të sinqerta, për humbjen e njeriut të dashur. Dëshiroj të shpreh edhe ngushëllimet e Federates Shqiptare te Futbollit dhe te gjithe komunitetit te sportit me te dashur ne vend.

Iliri ishte një portier i talentuar që luajti me sukses në mesin e viteve ' 70 deri në mesin e viteve '80. Ai spikati me lojen e tij duke u shpallur disa herë kampion dhe fitues i kupës. Kujtimi i tij do të respektohet gjithmonë nga komuniteti i futbollit.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!