TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar nëpërmjet një statusi në faqen e tij personale në facebook, pas lajmit se administratori i kompanisë "Kurum" akuzohet për mashtrim. Sipas Hoxhës, kjo akuzë vjen sepse, kryeporkurorja Arta Marku, i ka rikthyer dosjen e Kurum, prokurores Armanda Xhaferri, të cilës ja kishte hequr, Dritan Gina.
Statusi i plotë i Hoxhës:
"Ja ku paska fjetur lepuri..."
Ju kujtohet para ca ditesh si tha ai prokurori i "nevrikosur profesionalisht" te dera e prokurorise per krimet e renda:
"Ketu eshte bere me thene, Shqiperi hesapi"...
Paska patur te drejte, qenka bere hesap shqiptaresh per llogari te turqve...
Prokuroria Elbasan dergoi sot ne gjykate ceshtjen e administratorit, te drejtorit te blerjeve si dhe vet kompanise me te madhe te prodhimit te hekurit ne vend, Kurum.
Ceshtja u hetua nga prokurorja Armanda Xhaferi, te ciles ish-drejtuesi i komanduar i prokurorise se Elbasanit, Dritan Gina ia hoqi ceshtjen nga hetimi...
Efekti i pare i kryeprokurores se perkohshme Arta Marku, i ktheu dosjen prokurores se ceshtjes, prokurorja e ceshtjes sapo u kthye ne detyren e saj dergoi dosjen per kompanine me te madhe te hekurit ne gjykate per mashtrim...
1. Koray ZEYTINOGLU, i datëlindjes 17.06.1977, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Administratorit të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 - 2012;
I akuzuar për kryerjen e veprave penale të:
1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal, si dhe
2) “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, të kryer gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 287, pika1, gërma (a), dhe pika 2, të K.Penal.
1. Yücel AKSU, i datëlindjes 09.01.1982, me shtetësi turke dhe shqiptare, i cili ka patur detyrën e Drejtorit të Blerjeve të shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, në kohën e aktivitetit kriminal 2011 - 2012;
I akuzuar për kryerjen e veprës penale të:
1) “Mashtrimit” të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, dhe me pasoja të rënda, të parashikuar nga neni 143, pikat 2 dhe 3 të K.Penal,
si dhe ndaj
2. shoqërisë tregtare “KURUM INTERNATIONAL” SH.A, me NIPT K02727230T, aktualisht me me zyrë qëndore: Tiranë, Njesia Administrative Nr.5, rruga “Ibrahim Rugova”, pallati nr.14 KT, "Green Park", apartamenti nr.39, kati 6.
E akuzuar për kryerjen e veprave penale të:

/TPZ.AL/