AKTUALITET, 17 Janar 2018, 19:20

U bleu makina të reja 390 milionë lekë, ja si i motivon Rama prefektët për të punuar

U bleu makina të reja 390 milionë lekë, ja si i motivon Rama

Perfektët do të kenë makina të reja, qeveria miraton fondin prej 39 milion lekësh

Sipas vendimit që është marrë ditën e sotme është dhënë një shtesë fondi për vitin 2018 i miratuar nga Ministria e Brendshme, për blerje të automjeteve për prefektët në qarqe.

Vendimi

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BLERJE TË AUTOMJETEVE PËR PREFEKTËT E QARQEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, t’i shtohet fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh për blerje të automjeteve për prefektët e qarqeve.

Fondi prej 39 000 000 (tridhjetë e nëntë milionë) lekësh të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.