AKTUALITET, 17 Nëntor 2017, 21:20

Ekskluzive/Avokati i Tahirit, Hajdari: Nuk ka asnjë masë shtrënguese ndaj Saimirit

Ekskluzive/Avokati i Tahirit, Hajdari: Nuk ka asnjë masë

Artan Hajdari, avokati i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,  tha për Tpz.al, se “për të nuk ka asnjë masë të karakterit shtrëngues për dalje jashtë shtetit”.

Unë nuk e di se çfarë shkruajnë mediat, pasi nuk i ndjek dhe nuk më interesojnë. Por, Saimiri është qytetar i lirë si çdo qytetar tjetër. Dhe në dijeninë time, ndaj tij nuk ka asnjë masë të karakterit shtrëngues, përfshirë këtu edhe ndalimin e daljes jashtë shtetit apo bllokimin e pasaportës apo masa me karakter ndalues”, tha avokati Hajdari.

Disa javë më parë te ‘Zonë e Lirë’, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se një ndër kërkesat që PS i autorizoi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, përveç kontrollit të banesës, ishte edhe ndalimi i lëvizjes jashtë vendit.

/TPZ.AL/

http://www.dailymotion.com/video/x69q2xr