TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mos e thuaj nëse nuk je i sigurt. Ky parim mesa duket udhëheq edhe Paulo Dibalën, i cili ka dhënë një intervistë për “Francë Football”, teksa ka folur për të ardhmen e tij, por nuk ka premtuar se do të qëndrojë përjetë bardhezi.
“Nuk dua të bëj premtime kur jo gjithçka varet nga unë. Nuk mund të them as që ky do të jetë sezoni im i fundit në Torino. Topi i Artë? Do të më pëlqente në të ardhmen të sfidoja Nejmarin, sikurse Mesi rivalizon sot Kristiano Ronaldon, por braziliani është më afër këtij çmimi se unë”.
Më tej ai ka komentuar largimin e Dani Alves dhe Pogbasë, të cilët sipas tij i mungojnë bardhezinjve.
“Dani është një nga më të mirët që kam parë duke luajtur futboll. Ma mungon një futbollist me vizionin e tij të lojës dhe daljet në sulm. Edhe largimi i Pogbasë na dha një goditje. Më të kisha mirëkuptim të plotë në fushë, ndërsa jashtë ishim miq të ngushtë”.
Në fund argjentinasi tregon idhullin e tij,.
“Kur isha i vogël admiroja Ronaldinjon, por Leo është Maradona i brezit tonë. E kam për nder që luaj me të në kombëtare. Ai ka lindur lider. Falë tregolëshit të Messit në Ekuador, Argjentina sot është në Botëror”, u shpreh ylli i Juventusit.