TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidentit i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Carlo Tavecchio dha dorëheqjen nga posti. Gjithçka ndodhi në mbledhjen e Këshillit Federal të këtij institucioni, që zgjati vetëm 15 minuta.
Tavecchio, që pak orë përpara kësaj mbledhjeje u duk se nuk kishte ndërmend ta ndërmerrte këtë hap, pasi dëgjoi të gjitha deklaratat e përfaqësuesve të ligave të futbollit italian, në fund u dorëzua duke e lënë bosh vendin e tij në krye të qeverisë së futbollit italian.
Dorëheqja e Carlo Tavecchios erdhi një javë pas dështimit të përfaqësueses italiane të futbollit në kualifikueset e Botërorit 2018. Të kaltrit u eliminuan në fazën e “play-off”-it nga Suedia, me rezultatin e përgjithshëm 1-0 të vendosur që në ndeshjen e parë, pasi sfida e kthimit u mbyll 0-0.
“Ambiciet politike na penguan që të diskutonim arsyet e këtij eliminimi dhe për këtë arsye unë dhashë dorëheqjen nga posti im”, ishte deklarara e Tavecchios për “Sky Sport”.
Ndërkohë mësohet se, brenda 90 ditëve, Federata Italiane e Futbollit do të organizojë zgjedhjet e reja për postin e presidentit të këtij institucioni.