SPORT, 19 Nëntor 2017, 09:39

Roma fiton derbin, Strakosha nuk përsërit mrekullinë si ndaj Juves

Roma fiton derbin, Strakosha nuk përsërit mrekullinë si ndaj

Derbi i Romës fitohet nga verdhekuqtë e udhëhequr nga Di Françesko. Roma fiton me vështirësi 2-1 në një ndeshje që u vendos vetëm nga episodet e pjesës së dytë.

Në fraksionin e parë spikat një pritje spektakolare e Strakoshës ndaj Dzekos, i cili e ndal njëlloj si në vitin e kaluar. 45 minutat e para u mbyllën pa gola, ndërkohë që në të dytën Roma shënon zhbllokon ndeshjen. Fillimisht është Peroti që shënon në minutën e 49-të nga pika e bardhë, teksa Strakosha i ka kuptuar krahun, por pa arritur që ta ndalë goditjen e tij.

Verdhekuqtë nuk u ndalën me kaq, pasi realizojnë edhe një tjetër gol me Naingolan në minutën e 53-të, pas një goditje spektakolare të mesfushorit belg, i cili është i frikshëm në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi Strakoshës..

Lacio ka shkurtuar shifrat në minutën e 71-të pas një prekje të Manolas në zonë, teksa u desh ndihma e VAR për të marrë këtë vendim. Nga pika e bardhë shkoi Imobile, i cili ka hapur ndeshjen, por skuadra e tij nuk mundi që të shënonte edhe një tjetër gol deri në fundin e ndeshjes. Roma pas kësaj fitoreje ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë, po aq sa Inter, ndërkohë që Lazio mbetet dy pikë më pak në vendin e 5-të.

https://streamable.com/7eilm