SPORT, 21 Nëntor 2017, 13:58

UEFA publikon formacionin e shekullit, mungojnë Bufon dhe Zidane

UEFA si çdo vit e ka kthyer në traditë publikimin e formacionit më të mirë të vitit. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit europian ka publikuar tashmë Formacionin e Shekullit të 21.

Në të bie në sy dominimi spanjollëve me shumë futbollistë nga Reali dhe Barcelona. 6 lojtarë janë pjesë e Barcelona, ndërkohë që “galaktikët” kanë 3 futbollistë. Ronaldo ka qenë 11 herë pjesë e formacionit të vitit të UEFA-s, ndërkohë që në krah të tij këtë vit janë dhe Mesi me Henrinë. Sulmuesi francez është përzgjedhur 5 herë në formacionin më të mirë të vitit nga viti 2001 deri në 2004.

Në mesfushë Ksavi dhe Iniesta janë së bashku me Xherard. në portë është përzgjedhur portieri Kasijas, i cili ka qenë pjesë e formacionit më të mirë të vitit gjithmonë që nga 2007-2012. Në mbrojtje para tij janë Lahm, Pujol Pike dhe Ramos. Bufon, Ronaldinjo dhe Zidane janë të përjashtuar e mëdhenj nga ky formacion.