TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skuadra e Monakos është ndalur në një barazim zhgënjyes ndaj Amiens në takimin që ka hapur ndeshjet e kësaj jave në kampionatin francez të futbollit.
Pa Lemar të dëmtuar, kampionët në fuqi të Francës e kishin më të vështirë që të tregonin forcat e tyre në këtë ndeshje dhe vuajtën shumë për të gjetur rrugën e rrjetës, sidomos pasi vendasit kaluan në avantazh me anë të Gakpe. Vetëm goli i Jovetiç, i aktivizuar në pjesën e dytë, ngjalli skuadrën e Monakos që provoi disa herë të shënonte, pa sukses. Në fund u desh të kënaqej me një pikë, në një rezultat që i jep mundësinë PSG-së të thellojë më shumë diferencën në kryesimin e kampionatit.
Ndërkaq, në takimin tjetër, Lila e Marcelo Bielsës është ngjallur duke mundur me shifrat 3-1 St. Etien, për t’iu larguar zonës së ftohtë të klasifikimit dhe për të shuar zërat për shkarkimin e trajnerit argjentinas.
https://streamable.com/adb9r