SPORT, 18 Nëntor 2017, 12:22

RRËFIMI/ Moggi: “Calciopoli” ishte ideja e Gallianit

RRËFIMI/ Moggi: “Calciopoli” ishte ideja e Gallianit

Luciano Moggi ka lëshuar disa deklarata “të hidhura” gjatë emisionit “Nem-Nessuno” në Raidue.

Ish-drejtori i Juventusit ka këmbëngulur sërish në pafajësinë e tij për çështjen “Calciopoli”.

“Nuk i kam dhuruar kurrë, askujt, orë “Rolex” dhe madje nuk i kam dërguar shoqëruese askujt në hotel, për të kënaqur gjyqtarët, ashtu siç është thënë në të shkuarën.

Janë idiotësira dhe legjenda urbane. Në fillim ishte Roma që u hetua nga autoritetet sportive, por më pas u tërhoqën.

‘Gojët e liga’ shpreheshin se unë kushtëzoja vendimete gjyqtarëve, por akuzat ndaj meje u rrëzuan në gjyq. Paparesta në fakt, na humbi ndeshjen kundër Reggina-s, por sërish, për shkak të dëshmisë së tij, u ‘shënjestrova’ unë.

‘Calciopoli’ nuk është gjë tjetër, veçse një komplot i thurrur nga Galliani, sepse Berlusconi kërkonte të më merrte mua te Milani dhe ai do të largohej”, deklaroi Luciano Moggi.