TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një moment aspak i mirë për Milanin i cili në 13 javë ka marrë vetëm gjashtë fitore, gjashtë humbje dhe një barazim, i cili ka vetëm 19 pikë në tabelën e renditjes.
Kuqezinjtë janë shumë larg zonës së Ligës së Kampionëve, që është objektivi e tyre primar dhe humbja me Napolin konfirmoi edhe njëherë se Milani nuk është gati për t’u përballur me skuadrat e kreut.
Pas kësaj situate të krijuar, kapiteni Leonardo Bonucci ka thirrur në një darkë skuadrën, si një përpjekje për të bashkuar më shumë grupin e futbollistëve dhe për të dalë nga kriza e rezultateve.
Kapiteni i kuqezinjve ka postuar foton nga darka me shokët e skuadrës, në llogarinë e tij në Twitter dhe e ka shoqëruar me përshkrimin: “Bashkimi bën fuqinë”.
https://twitter.com/bonucci_leo19/status/932707592517939201