SPORT, 18 Nëntor 2017, 12:21

DERBI/Strakosha gati për Lacion, Naingolan “shtrëngon dhëmbët”

Roma-Lazio do të jetë supersfida e sotme, që do të luhet në orën 18:00. Derbi i kryeqytetit të Italisë pritet të dhurojë emocione të forta.

Thomas Strakosha ia ka dalë të rikuperohet në kohë, pas dëmtimit që pësoi në stërvitje me Kombëtaren e Shqipërisë. Por, trajneri i Lacios, Simone Inzagi, nuk do të ketë të gatshëm dy titullarët Felipe Anderson dhe Uollas.

Në anën tjetër, Roma merr lajme të mira për Naingolan. Belgu është rikuperuar, ndonëse nuk është në 100% të formës së tij. Me shumë mundësi, Naingolan do të jetë titullar sot kundër Lacios.