TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Derbi i Madridit nuk vjen në kohën e duhur, as për Atlético dhe as për Real Madridin. Këtë të shtunë, të dyja skuadrat maten në “Metropolitan Wanda”, në një situatë të jashtëzakonshme emergjente për “colonerët” dhe “madridistët”. Nga njëra anë, skuadra e Zinedine Zidane nuk mund të dështojë, nëse dëshiron të shkurtojë thellimin e ndarjes së pikëve me Barçën, për kreun e La Liga-s. Nga ana tjetër, skuadra e Simeones duhet të fitojë mbi rivalin e përjetshëm për të trembur fantazmat e lojës së keqe.
Në një ndeshje të këtyre karakteristikave, yjet zakonisht kanë një rol kyç. Megjithatë, formacionet e të dyja ekipeve pritet të mbërrijnë gjatë orëve të fundit. Shtatë yjet që ende nuk kanë përfunduar duke shkëlqyer në këtë kampionat janë: Cristiano Ronaldo, Benzema, Modriç, Marcelo, Griezmann, Gameiro dhe Carrasco.
Te Real Madridi, Cristiano Ronaldo nuk ka përfunduar duke e shfrytëzuar maksimalisht këtë sezon. Është e vërtetë se ai u ka dhënë ndihmën shokëve të tij, por portugezi ka parë vetëm një gol kundër Getafe. “Luso” pritet të zhbllokohet kundër Atlético, sepse dëshiron të ndryshojë kursin e një “vrapimi” të keq. Gjendjë të njëjtë po kalon edhe Benzema. Zinedine Zidane e ka mbrojtur bashkatdhetarin e tij në raste të panumërta, por sulmuesi tashmë duhet të tregojë veten në fushën e lojës. Luka Modric dhe Marcelo nuk po performojnë ashtu siç pritet. Pa magjinë e kroatit, edhe anësori brazilian është një tjetër. Theo Hernandez “preson” nga prapa dhe Marcelo duhet të përmirësohet, nëse nuk dëshiron të humbasë pozitën e tij të titullarit te Real Madridi.
Në radhët e Atlético Madrid, tri referencat kryesore në ekip nuk po kalojnë ditë të mira, ndaj derbi që do të zhvillohet në “Metropolitan” është momenti më i duhur për t’u rikthyer. Griezmann nuk është ai që ishte sezonin e kaluar. Francezi nuk është golashënuesi i viteve të tjera (dy gola në nëntë ndeshje) dhe kjo po vihet në dukje më shumë se kurrë te “rojiblanco”. Yannick Carrasco nuk është fundi i pabalancuar i sezoneve të mëparshme dhe kjo i ka kushtuar disa herë që të qëndrojë në stol (pesë herë si startues dhe tri herë si zëvendësues). Ndërkohë, Kevin Gameiro nuk po mban peshën që duhet të golashënuesit të Atletico. Francezi ka shënuar vetëm një gol (ndaj Celta Vigo) dhe Simeone nuk i ka dhënë vazhdimësinë e dëshiruar. Do të jetë një derbi me shtatë yje, që do të shkëlqejnë. Një ndeshje ideale për të ndryshuar dinamikën e gjithsecilit prej tyre