TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seria A sonte në mbrëmje ka zhvilluar një tjetër ndeshje të madhe, teksa në “San Paolo”, skuadra e Sarrit fitoi edhe ndaj kuqezinjve me rezultatin 2-0.
Pjesa e parë dominohet nga napolitanët, të cilët kanë disa mundësi të pastra shënimi, por portieri Donaruma bën mrekullinë në disa raste duke shpëtuar portën e tij. Në minutën e 33, Insinje gjen golin e avantazhit. Fillimisht goli i tij u anulua, por më pas me ndihmën e VAR u akordua si i rregullt.
Fraksioni i dytë nis mjaft mirë për Napolin, të cilët në disa raste dalin përballë portierit Donaruma. Ky i fundit do të dorëzohej në minutën e 73, teksa Zielinski ia fut poshtë këmbëve topin. Romanjoli në minutat shtesë shënon një super gol, por nuk mjafton për të marrë pikë në sfidën e sotme. Kjo është humbja e 6 për kuqezinjtë në këtë kampionat.
Napoli ruan i qetë kryesimin e kampionatit me 35 pikë, 4 më shumë se Juventus, por bardhezinjtë kanë një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
https://streamable.com/z05wa