SPORT, 18 Nëntor 2017, 13:15

VIDEO/ Vdes në garë motoçiklisti i famshëm

VIDEO/ Vdes në garë motoçiklisti i famshëm

Kampioni i shumëfishtë anglez në motoçiklizëm, Daniel Hegarty ka humbur jetën në garën e sotme që është mbajtur në Macau të Kinës.

31 vjeçari me motoçikletën e tij e humbi drejtimin në një kthesë duke fluturuar në ajër në një ambient të lagësht.

Motori i tij u shkatërrua totalisht ndërsa ai humbi jetën pak minuta pas aksidentit. Tragjedia ndodhi në raundin e gjashtë të garës.

http://www.dailymotion.com/video/x69tkrq