SPORT, 18 Nëntor 2017, 10:30

Borusia në krizë të plotë, vjen humbja e tretë radhazi

Borusia në krizë të plotë, vjen humbja e tretë radhazi

Borusia Dortmund po kalon periudhën më të vështirë që nga momenti kur drejtimin e skuadrës e ka marrë Peter Bozh. Skuadra e cila e nisi kampionatin me një ritëm mbresëlënës, sot regjistroi humbjen e 3 radhazi, e 4 në 5 ndeshjet e fundit.

Shifra alarmante këto për një ekip që synonte titullin kampion, por që tani duket shumë i brishtë për të cënuar hegjemoninë e Bajernit. Disfata e radhës erdhi përballë Shtutgartit, në fushën e këtij të fundit.

Akolo shënoi avantazhin për ekipin vendas që në minutën e 5 kur ai pwrfitoi nga një gafë e Bartra, por Filip barazoi shifrat në shtesën e pjesës së parë, pasi Shyrle kishte humbur një penallti. Por ofensiva e Borusias nuk prodhoi shumë raste të tjera për të shënuar ndërsa Burki u tregua i pavëmendshëm në fillimin e pjesës së dytë duke i dhënë mundësinë Brekalo të shënonte golin që do të vuloste fitoren 2-1 të Shtutgartit.