SPORT, 21 Nëntor 2017, 14:00

Nga Spanja: Milani nuk ka bindur UEFA-n, do përjashtohet nga Europa

Nga Spanja: Milani nuk ka bindur UEFA-n, do përjashtohet nga Europa

Drejtuesit e Milanit nuk kanë bindur UEFA-n me planin financiar që kanë paraqitur në javën e kaluar para tyre në Nion dhe kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht t’i japin lamtumirën Europës pasi kanë thyer rregullat e Fair Play Financiar.

Alarmin e ngre e përditshmja spanjolle “Marca” e cila ka mësuar nga burime pranë institucionit që drejton futbollin europian se plani kishte shumë mangësi dhe pika të dyshimta. Gazeta spanjolle tregon se drejtuesit e UEFA-s janë shqetësuar nga fakti se klubi ka ndërtuar të gjithë planin e fitimeve të ardhshme ekonomike vetëm mbi bazat e sukseseve që do të arrijë në kampionat apo kualifikimit në Champions.

Ekspertët e UEFA-s mendojnë se ky plan tërësisht teorik nuk mund të garantojë kurrsesi realizimin e një projekti të shëndoshë financiar, ndaj parashikohet që shumë shpejt komisioni i UEFA-s të vendosë sanksione ndaj italianëve. Gjobat mund të shoqërohen edhe me masën e përjashtimit të tyre nga Europa pasi vetëm kanë shpenzuar shifra të mëdha gjatë këtij viti, ku kanë regjistruar të ardhura minimale në krahasim me këto shpenzime.