TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Hyrja e VAR-it në Gjermani solli diskutime të shumta të cilat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, por ajo e cila po diskutohet tashmë në Gjermani, është tema e një tjetër natyre. Në këto momente në Bundesligë, nuk po flitet vetëm për përdorimin e saj, por për diçka edhe më të rënd, manipulimin.
Në ndeshjen e përpara dy javësh ndërmjet Schalkes dhe Wolfsburgut, të përfunduar në rezultatin e barabartë 1-1, është përfolur për një manipulim në pamjet filmike të video asistenit. Kryesori i kësaj ndeshje, Helmet Krug ka dhuruar dy penallti inekzistente në këtë ndeshje, nga një për secilën skuadër.
Schalke arriti ta kthej në gol mundësinë e ofruar nga ky arbitër, ndërsa të njëjtën gjë nuk bën miqtë e Wolfsburg që gjithsesi, arritën të barazonin në minutën e fundit të takimit. Tashmë pritet që në janar, Gjermania ta braktis përfundimisht futjen e teknologjisë në fushën e lojës.