SPORT, 7 Nëntor 2017, 17:42

Formacioni më i mirë i Europës, ja 11 lojtarët që kanë shkëlqyer deri tani

Lojtarët që po shkëlqejnë deri në këtë moment të sezonit futbollistik.

Në 11-shen më të mirë, porta nis me Jan Oblak nga Atletiko e Madridit. Mbrojtja me tre, plotësohet me Umtiti, Shkrinjiar dhe Azpilikueta. Në mesfushë janë përzgjedhur Dani Alvesh, Jorginjo nga Napoli, si dhe dyshja e Mançester Sitit, De Brujne dhe Sane.

Tredhëmbëshi i sulmit, përbëhet nga tre prej sulmuesve më në formë, Kavani, Mesi dhe Çiro Imobile. Bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos, i cili pak kohë më parë u zgjodh si lojtari më i mirë i sezonit të kaluar, apo edhe mos prania e asnjë lojtari nga kampionët e Italisë, Juventusi, apo nga bavarezët gjermanë.