AKTUALITET, 18 Shtator 2018, 13:40

Dhunonte djalin e mitur, arrestohet babai, gjenden municione luftarake

Gjatë ditës së sotme policia e Tiranës ka arrestuar 47 vjeçarin Bilbil Dafku pasi dhunonte fizikisht dhe emocionalisht djalin e tij 15 vjeçar me iniciale D.D.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet armë zjarri automatik dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

 Nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Bilbil Dafku, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ka keqtrajtuar dhe ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij të mitur shtetasit D. D., 15 vjeç.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

– Automatik model 56

– 2 karikatorë me fishekë

– 347 fishekë model 56

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Keqtrajtim i të miturit”, “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga nenet 124/b, 130/a dhe 278 të Kodit Penal. TPZ.AL