AKTUALITET, 21 Tetor 2017, 13:47

Skandali/ Alibeaj: Media po pengohet, Rama ka bërë pakt mafioz me Tahirin

Skandali/ Alibeaj: Media po pengohet, Rama ka bërë pakt mafioz me

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka dalë përpara mediave për një njoftim shumë të rëndësishëm. Sipas tij, media po pengohet me vendim të Gramoz Ruçit.

"Në fazën e fundit të diskutimit në komision, nga ana e kryetarit nuk pranohet që media të jetë brenda. Ja kërkuam në bazë të rregullores. Zoti Ruçi e hodhi në votë dhe kërkesa e tij mori 5 vota, pra jo shumicën por mediat sërish u përjashtuan" tha Alibeaj.

"Ajo që po ndodh, është fakti, që Edi Rama në pakt mafioz me Saimir Tahirin, duan të lënë në errësirë të plotë shqiptarët. Nën dritën e provave të djeshme dhe të sotme, xhindet kanë dalë nga shishja dhe nuk futen më brenda" u shpreh deputeti i Partisë Demokratike.

Është e paprecedentë që media të pengohet kur nuk ka paraqitje provash që përbëjnë sekret hetimor. Kujtojmë se vetë mazhoranca kërkoi prezencën e mediave në mbledhje ditën e djeshme.

TPZ.AL