AKTUALITET, 22 Tetor 2017, 11:43

Lajmi për skandalin "Tahiri" mbërrin edhe në Pakistan, ja çfarë thonë mediat...

 

Lajmi për dyshimin se ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, është përfshirë në trafikun e drogës, i ka kaluar tashmë kufijtë e Shqipërisë. Media prestigjioze në Europë dhe Amerikë e kanë publikuar këtë lajm. Mirëpo ky lajm i bujshëm nuk i ka shpëtuar as mediave në Pakistanin e largët. Ja çfarë shkruan "Pakistan Observer" për Tahirin:

" Prokuroria Shqiptare për Krime të Rënda, ka kërkuar dritën jeshile nga parlamenti, për arrestimin e një deputeti, dikur ministër i brendshëm, Saimir Tahiri, pas dyshimeve se ai ka luajtur një rol në trafikun e drogës drejt Italisë. Emri i Tahirit u përmend në përgjimet e policisë italiane, kur ata apo investigonin një bandë kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Kodi Penal parashikon një dënim nga 10 në 20 vjet, për trafikun e drogës dhe 4-12 vjet për korrupsion".

/TPZ.AL /