AKTUALITET, 24 Tetor 2017, 17:18

Arrestohen tre shqiptarë në Savona, marihuana një milion euro

110 kg marihuanë me vlerë një milionë euro dhe tre shqiptarë të arrestuar.

Ky ishte rezultati operacionit “Cargo” të skuadrës lëvizëse të policisë në Savona të Italisë, të cilët arrestuan shqiptarët: Vital Meço (43 vjeç), Tonin Bibaj (33 vjeç) dhe Alfred Gjoka (36 vjeç).

Droga mbërriti në kapanonin që e zotëronin shqiptarët me një kamion nga Spanja që transportonte fruta: mandarina, portokalle dhe shegë, por që brenda tij ishin edhe më shumë se 110 kilogramë marihuanë.

Bashkë me shqiptarët u arrestuan edhe shoferi spanjoll, Hoakin Martinez (37 vjeç), i paguar 13.500 euro nga shqiptarët për transportin, si dhe marokeni Nour Eddine Benazi (43 vjeç).

Tre shqiptarët u përgjuan me videokamera për dy ditë më radhë nga një vend afër një kapanoni të braktisur të ndodhur në rrugën “Marconi”, ndërsa policisë iu deshën 20 ditë për ta mbyllur me sukses operacionin “Cargo”.

Droga ishte e destinuar për veriun e Italisë.(d.f/Tpz.aL)