TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protestat e pritshme, mbyllja e bizneseve dhe rritja e papunësisë, kanë detyruar Qeverinë “Rama 2 të tërhiqet nga skema e TVSH-së për biznesin e vogël.
Është vetëm Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ai që deklaroi sot gjatë një aktiviteti konsultues me Dhomën Amerikane të Tregtisë se nuk do të përfshihen në skemën e TVSH-së ato biznese që kanë xhiro nën 20 milionë lekë të vjetra në vit.
Fasha 20 milion lekë pritet të jetë edhe vija ndarëse për vendosjen e TVSH-së, ndërsa ministri theksoi se në fazën e tretë të aksionit anti-informalitet sërish subjekt kontrolli do të jenë bizneset e mëdha, pasi aty është informaliteti më i madh.
Më tej ministri u shpreh se në këtë fazë të aksionit nuk do të ketë kontrolle në terren por analizim të dhënash në bazë të deklaratave të bizneseve dhe në raste se do të ketë dyshime atëherë do të ketë këshillime për bizneset por jo gjoba.
Më herët, nga ana e kryeministrit por edhe nga Ministri i Financave, u fol për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së por pa dhënë detaje të skemës se si do të funksiononte.