AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 21:05

Berisha fshikullon Donald Lu: Ke konflikt interesi me zgjedhjen e kryeprokurorit!

Berisha fshikullon Donald Lu: Ke konflikt interesi me zgjedhjen e

Ish kryeministri Berisha deklaroi në Abc Neës përballë gazetares Mirela Mikori fshikulloi ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, për zgjedhjen e kryeprokurorit. Berisha tha se Donald Lu po shkel ato që ka thënë, për zgjedhjen e kryeprokurorit.

"Opozita kërkon që të zgjidhet kryeprokurori, që të respektohet kushtetuta. Nuk ka asnjë ligj që mund të rrëzojë kushtetutën. Çfarë po kërkon opozita? Po thotë të vijë një njeri i vettuar. Ambasadori Donald Lu bashkë me ambasadoren tjetër (Romana Vlahutin) i ka thënë mbi 1500 herë shqiptarëve vettingu, vettingu, vettingu... dhe tani po e shkelmojnë me zgjedhjen e kryeprokurorit pa vetting. Këtë e konsideroj si aktin më të rëndë të 27 viteve." - u shpreh Berisha.

Ish kryeministri deklaroi gjithashtu se Donald Lu ka dy probleme shumë të rënda me zgjedhjen e kryeprokurorit.

"Z. Lu ka dy probleme. Së pari do me çdo kusht që Adriatik Llalla të ikë shpejt, sepse Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion ambasadorin amerikan. Prokurori i shtetit ka thënë se ambasadori amerikan, ka ardhur për të kërkuar pushimin e çështjes për një korrupsion. Nuk ka ndodhur asnjëherë që prokurori i shtetit të akuzojë një ambasador. Donald Lu nuk e ka mohuar. Unë them se në këtë drejtim është në konflikt interesi.

Së dyti, Donald Lu ka kërkuar indirekt të propozojë emra konkrrete për kryeprokurorin. Pra, kjo është shumë e rëndë nëse një ambasador emëron kryeprokurorin." - shtoi më tej, Sali Berisha./TPZ.AL/