TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maqedonia ka filluar përgatitjet për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e dielë në 85 komuna përfshirë edhe Shkupin. Në 13 tetor në mesnatë fillon heshtja zgjedhore. Referuar fushatës zgjedhore, analistët politikë kanë cilësuar atmosferë të qetë, ndërsa ndërkombëtarët vërejtën incidente për motive politike që edhe mund të gjobiten. Partitë shqiptare krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, pretendojnë të kenë një numër më të madh votuesish në favor të tyre.
Subjektet politike në Maqedoni janë në javën përfundimtare të fushatës së tyre elektorale. Nesër në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në vend. Ndërsa e diela e 15 tetorit është dita ku qytetarët maqedonas do hedhin votat për të preferuarit e tyre.
Në takimet dhe tubimet që kanë zhvilluar forcat politike maqedonase dhe shqipatare me qytetarët vendas kanë mbuluar pothuajse të gjitha komunat. Ekspertët e çështjeve politike kanë cilësuar se fushata parazgjedhore ka qenë përgjithësisht e qetë dhe pa incidente të theksuara.