AKTUALITET, 12 Tetor 2017, 13:50

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut: Donald Trump ndezi fitilin e luftës

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut: Donald Trump ndezi fitilin

Ministri i jashtëm i Koresë së Veriut deklaroi se Donald Trump ka ndezur fitilin e luftës ndaj Penianit. Për ministrin Ri, fjalimi i presidentit amerikan përpara Kombeve të Bashkuara në shtator ishte pika e kthesës në situatën mes dy vendeve. Për kreun e diplomacisë koreano-veriore nuk ka vend për dialog mes palëve, teksa ai paralajmëroi se Uashingtoni duhet të tregojë kujdes në veprimet ndaj Penianit.

Donald Trump ka “ndezur fitilin e luftës” kundër Koresë së Veriut. Kështu është shprehur ministri i jashtëm koreano-verior Ri Yong-ho, sipas agjensisë shtetërore të lajmeve në Rusi. Deklarata vjen pas javësh tensionesh të përshkallëzuara mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të nxitura nga testet e përsëritura bërthamore të Penianit dhe retorikës së ashpër të presidentit Donald Trump.