TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në konfliktin për përpjekjet për pavarësi të Katalonjës, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy e rriti presionin ndaj separatistëve. Në një fjalim para parlamentit ai kërkoi që të gjithë të respektojnë ligjet në fuqi. Rajoy e hodhi poshtë sërish në mënyrë kategorike mundësinë e një ndërmjetësimi midis Madridit dhe Barcelonës, të cilët e propozoi më parë presidenti rajonal i Katalonjës, Carlos Puigdemont. “Midis së drejtës demokratike dhe mosbindjes, ilegalitetit” mundur; një ndërmjetësim, tha ai para parlamentit në Madrid. Puigdemont nëshkroi të martën në mbrëmje një deklaratë pavarësie, por e shpalli atë menjëherë të pezulluar, për të mundësuar ende një dialog me Madridin. Një zëdhënës i qeverisë së Katalonjës e quajti nënshkrimin: një akt simbolik
Qeveria e Madridit kërkoi pas kësaj një sqarim. Në një mbledhje urgjente, kabineti i Rajoyt vendosi t’i dërgojë një pyetje zyrtare qeverisë së Puigdemont-it dhe vuri me këtë në lëvizje formalisht një procedurë për heqjen e të drejtave të autonomisë Katalonjës, në bazë të nenit 155 të kushtetutës spanjolle.
Në fjalimin e tij para parlamentit, Rajoy njëkohësisht kërkoi me ngulm mbështetjen e katalanëve. Njëkohësisht, tha ai, bashkëjetesa funksionon vetëm në bazë të ligjeve, korniza për këtë është kushtetuta, në të cilën është shkruar megjithatë pandashmëria e vendit. Lidhur me këtë Rajoy tha se një ndryshim i kushtetutës është i përfytyrueshëm. Por për këtë duhet të vendosnin të gjithë spanjollët.