TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se “çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta”.
Sot, kryerdemokrati ishte në zonën e Kamzës ku vizitoi disa biznese të vogla, për t’u njohur me shqetësimet e tyre në lidhje me vendosjen e pritshme të TVSH-së.
“Edi Rama nuk e ka ndërmend tu vijë në ndihmë 30% të familjeve që nuk blejnë dot ushqime, 39% të familjarëve që nuk paguajnë dot faturat e dritave dhe ujit, 43% të familjeve që nuk sigurojnë dot ngrohje për fëmijët. Përkundrazi ai duke futur biznesin e vogël në skemën e tvsh, do të rrisë çmimet dhe vështirësojë edhe më shumë jetën për shqiptarët. Sepse Edi Rama nuk ndjen detyrim për qytetarët, vetëm për kriminelët që e mbajtën në pushtet. Prandaj çdo ditë të qeverisjes së tij ia kushton krimit dhe kriminelëve, herë duke mbyllur sytë para hashashizimit të vendit, herë duke ndihmuar kriminelet të arratisen e herë duke fshehur urdhërarrestet ndërkombëtare për ta”, - shkrunte Basha në statusin e tij.
