AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 17:24

Përfshirja e TVSH-së/ Biznesi i vogël ngre duart lart, ankohet te Basha

Përfshirja e TVSH-së/ Biznesi i vogël ngre duart lart, ankohet te

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, takoi sot përfaqësues të biznesit të vogël lidhur me projektin e qeverisë Rama, për përfshirjen e tyre në skemën e pagesës së TVSH-së.

Tregtarët e vegjël me biznes kryesisht familjar, në zonën e Paskuqanit, i thanë kryedemokratit se, futja e tyre në skemën e TVSH do të sjellë kosto shtesë për ta, rritje çmimesh, dhe pamundësi për të mbajtur aktivitetin, pasi edhe me çmimet aktuale ata mezi ia dalin të mbyllin muajin.

Basha theksoi se, ai dhe Partia Demokratike do të luftojnë që kjo çmenduri të mos ndodhë dhe kërkoi bashkimin e biznesit të vogël në këtë betejë.

Vijnë e na gjobisin. Ne nuk e çojmë mallin jashtë shtetit. Kontrabandën nuk e bëjmë ne biznesi i vogël. Na vendosin 500 mijë lekë gjobë. E për çfarë?! Për një kupon. Mund ta bësh gabim kuponin nga 200, në 2 mijë lekë por prapë të venë gjobë. Kjo është për të mbyllur dyqanin. Më kanë borxh prej 2 vitesh, s’kanë lekë të më sjellin”, tha Xhevairi, një pronar i një dyqani materialesh ndërtimi.

Siç e ka nisur ai këtë punë do e çojë popullin në zero. S’ka bukë të hajë tani por do e ulë më poshtë. Nuk e di çfarë do bëjmë. Ndoshta edhe populli shqiptar është paksa naiv. Duhet të çohet populli me këto që bën ai”, u shpreh pronari i barit në lagjen Babrru.

Lulzim Basha shpjegon projektin e tij.

Ne qeverisë i themi ta bëjë biznesin e vogël me 12 milionë lekë të reja në vit xhiro, ose 120 milionë lekë të vjetra. 120 milionë e poshtë quhet biznes i vogël dhe pa TVSH. Ne jemi kundër rritjes së TVSH-së pikërisht se do rrisë çmimet e do falimentojë biznesi”, tha Basha.

(d.f/Tpz.al)