TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor tradicional trajtoi tre çështje kryesore: anëtarësimin në Bashkimin Europian, zgjedhjet e 25 Qershorit dhe çrrënjosjen e kanabisit.
“Çrrënjosja e kanabisit nga trupi i Shqipërisë dhe nxjerrjen përfundimtare të vendit tonë nga harta e territoreve të vendeve të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit shënojnë epilogun e një betejë të vështirë, e cila nisi me suksesin e paimagjinueshëm, në fakt, të bankës së parave të zeza, Lazaratit; vazhdoi më tutje me arritje, por dhe më dështime në mbarë teritorin, dhe po mbyllet këtë vit me fitoren kuptimplotë të shtetit mbi sipërmarrjen kriminale të kultivuesve të drogës.
Kjo betejë e fituar nuk është fundi i përpjekjes sonë në fushën e luftës së shtetit mbi krimin, por vetëm një bazë e re dhe shumë e favorshme, për ta fituar këtë luftë ndaj rrjeteve që kanë përfituar nga kultivimi i kanabisit dhe jo vetëm prej saj, duke identifikuar dhe sekuestruar asetet kriminale të përfituara nga individët e organizuar në këto rrjete, duke ndaluar dhe çuar para drejtësisë të “fortët” të mësuar prej shumë vitesh të livadhisin prej korruptimit të kuadrove të policisë, prokurorëve dhe gjykatësve.
Kjo betejë ka nisur në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, falë dhe asistencës profesionale të një skuadre agjentësh antikrim amerikan dhe europian, ne do ta zhvillojmë atë me vendosmëri dhe pa asnjë tolerancë, këmba-këmbës.
Opozita ka zdhedhur ta keqpërdore temën e krimit për të mos marrë përgjegjësi për humbjen e saj dramatike në zgjedhje dhe të kriminalizojë qeverinë përmes një ofensive shpifjesh dhe fyerjesh ektreme.
Kjo është e padenjë për një opozitë, rreket si e marrë për ta shfrytëzuar krimin për të krijuar pasiguri sociale, por Qeveria as e zgjedh dot opozitën dhe as zgjedh dot për llogari të saj, se çfarë qëndrimesh duhet të mbajë opozita në të mirë të vendit dhe të njerëzve të zakonshëm.
Kemi zgjedhur vazhdimisht rrugën e dialogut me opozitën. Sigurisht, që ne nuk do ta humbasim durimin, por do të vijojmë t’i bëjmë thirrje opozitës të dialogojë dhe të bashkëpunojë për interesat e mëdha të vendit dhe ne do të krijojmë kushte për këtë bashkëpunim”.