TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama gjatë komunikimit javor tradicional trajtoi tre çështje kryesore: anëtarësimin në Bashkimin Europian, zgjedhjet e 25 Qershorit dhe çrrënjosjen e kanabisit. Ai tha se ndihej i kënaqur që, kishte marrë mesazhe në mbështetje të praktikës së re të zhvendosjes së përmuajshme të Qeverisë në një qark të vendit.
“Java që mbyllet sot ka qenë e frytshme në tërësinë e saj dhe shumë faleminderit për mesazhet që keni dërguar në mbështetje të praktikës së re të zhvendosjes së përmuajshme të Qeverisë në një qark të vendit, e cila nisi me Vlorën dhe muajin e ardhshëm do të vazhdojë me Dibrën”
“Lajmi më inkurajues i javës ishte takimi me drejtorin e BE-së për Zgjerimin dhe ekipin e tij. Është e qartë në sytë e Bashkimit Europian se, Shqipëria po vijon të bëjë progres në drejtimin e duhur.
“Objektivi ynë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian në mesin e vitit tjetër është plotësisht i arritshëm, duke vijuar punën në mënyrë të gjithanshme në çdo drejtim të mirëpërcaktuar strategjitisht në secilën fushë. Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështrimin e partnerëve tanë strategjikë, lidhur me dy histori suksesi të këtij viti, të cilat po përfliten jashtëzakonisht shumë, por janë një bazë solide për të ecur më tutje, duke thelluar reformat dhe nxitur dhe arritur në çdo hap zhvillime të reja në planin e shtetbërjes si dhe në planin e ekonomik dhe social gjithashtu”.
“Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një histori suksesi, për Shqipërinë. Shqipëria ia doli, pasi ishte një situatë politike tej mase, të gjithë e kujtoni nga bojkoti i parlamentit, çadra e bulevardit, refuzimi i tejzgjatur i opozitës për të pranuar zgjedhjet, situatë sa absurde aq dhe kritike, që u kapërcye falë mirëkuptimit, marrëveshjes politike së 18 majit, krijimit të një qeverie të përbashkët dhe sigurimit të fushatës më të qetë dhe më pak të kushtueshme finaciarisht që vendi ynë ka kaluar ndonjëherë. Zgjedhjet jo vetëm janë konsideruar nga komuniteti ndërkombëtar si në përputhje të plotë me standardet e OSBE-së, po kanë vendosur një bazë shumë të favorshme, për një proces edhe më të mirë, edhe më transparent në ballafaqimin e ardshëm elektoral mes palëve.
“Këtij qëllimi i shërben edhe Komisioni i Posaçëm parlamentar që ne kemi votuar me konsensues dhe pa asnjë ngurim nga ana jonë, pas dy bllokimeve të pajustifikueshme të foltores dhe shtyrjes së detyruar të seancës parlamentare. Propaganda e shfrenuar kundër zgjedhjeve e atyre që nuk dolën fitues në zgjedhjet e 25 qershorit është thjesht një shfaqje e dobësisë së brendshme politike, programore, por dhe morale që i çoi ata në humbjen e pashmangshme dhe po vazhduan kështu i rrezikojnë ata, jo vetëm që do t’ çojë ata në një humje tjetër, por dhe t’i dobësojë ata akoma më të tutje si faktor politik, moral në Shqipëri”. (Tpz.al)