Desktop - General - 1
AKTUALITET, 15 Tetor 2017, 18:00

1.27 miliardë euro, Greqia është investitori më i madh në Shqipëri

1.27 miliardë euro, Greqia është investitori më i madh

Greqia është investitori më i madh i huaj në Shqipëri. Bizneset nga shteti helen kanë investuar 1.27 miliardë euro, të barabartë me 21% të investimeve të huaja në vend.

Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë për gjashtë muajt e parë të vitit 2017 e që i referohet portali grek, Presspublica.gr.

Investitori i dytë më i madh në Shqipëri është Holanda, me 817 milionë euro. Gjithsesi, një pjesë e madhe e investimeve holandeze janë të lidhura me kompanitë të regjistruara si “offshore”.

Zvicra ka gjithashtu investime, kryesisht falë TAP-it, ndërkohë që nuk ka direkt përfshirje, por TAP-i është regjistruar në Zvicër.

Kanadaja ka investuar 810 milionë euro, falë investimeve të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”, e cila më në fund u shit të kinezët.

Italia ka investuar 632 milionë euro në Shqipëri, Turqia 482 milionë dhe Austria 409 milionë.(d.f/Tpz.al)