AKTUALITET, 23 Tetor 2017, 09:51

Basha apel BE-së dhe SHBA-ve: Ndaloni  Edi Ramën!

Basha apel BE-së dhe SHBA-ve: Ndaloni  Edi Ramën!

Pas fjalës së Edi Ramës para grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku theksoi se të mërkurën ky grup do të ngrejë dorën kundër arrestimit të Saimir Tahirit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PD-së Lulzim Bashës.

Ky i fundit i ka bërë edhe një apel BE-së dhe SHBA-ve, që të ndërhyjnë ndaj Edi Ramës, për të mbrojtur institucionet e drejtësisë.

“Saimir Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit, si çdo qytetar tjetër i republikës së Shqipërisë, dhe jo të fshihet pas imunitetit të deputetit. Prej ditësh pushteti, me në krye Edi Ramën po sulmojnë hapur prokurorinë, me objektivin e vetëm, rrëzimin e drejtësisë. I bëj thirrje Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t’i kërkojnë Edi Ramës, t’i japë fund sulmeve ndaj sistemit të drejtësisë”, tha Basha.