TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në fjalimin që mbajti në selinë e PS-së, Edi Rama e krahasoi kërkesën e prokurorisë për arrestimin e Saimir Tahirit, me burgosjen e dikurshme të Fatos Nanos.
Rama i pyeti deputetët socialistë, nëse kërkesa e Tahirit i kujtonte arrestimin e Fatos Nanos rreth njëzetë vite më parë.
“A nuk ju kujton kjo kërkesë e prokuroisë atë që çoi prapa hekurave kryetarin e kësaj partie, i vetmi politikan i dënur me burg? Kush e inskenoi sot pas 25 vjetësh, le ta tundë katundin me të shara e britma por ta harrojë se e kthen mbrapsht Shqipërinë.” u shpreh Rama.
Rama tha se akuzat e prokurorisë ishin të paarsyeshme dhe qesharake. “Me një vrap që do kishte habitur edhe Ben Xhonsonin që rekordin e 100 metërshit e theu me doping” apo si një “paraqitje komike që do kishte ironizuar edhe vetë Mister Binin”.
TPZ.AL