AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 22:18

Avokati Haxhia: Prokuroria, aspak profesionale me Tahirin

Avokati Haxhia: Prokuroria, aspak profesionale me Tahirin

Avokati i Saimir Tahirit, Maksim Haxhia, tha në emisionin ‘Opinion’ se Prokuroria ka treguar mungesë profesionaliteti.

“Në 20 tetor para komisionit të mandateve, ky grup hetimor kërkoi arrestimin e Tahirit. Jam i keqardhur që ka një mungesë profesionaliteti nga ana e Prokurorisë. Nuk ka pasur asnjë pengesë për zotin Tahiri.

Që nga data që zoti Tahiri ka qenë në Gjermani dhe deri më sot ka kaluar një kohë e gjatë dhe ti e merr sot heqjen e pasaportës së Tahirit? Kjo është mungesë serioziteti e Prokurorisë”, tha Haxhia.