AKTUALITET, 12 Dhjetor 2017, 22:20

Artan Hoxha: Ja përse u paraqit Saimir Tahiri sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Artan Hoxha: Ja përse u paraqit Saimir Tahiri sot në Prokurorinë

Gazetari Artan Hoxhi, duke folur në studion e emisionit "Opinion", u shpreh se ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur ditën e sotme, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hoxha ka thënë se Tahiri ka dorëzuar pasaportën dhe kartën e tij të identitetit. Kjo gjë u konfirmua edhe nga avokati i Tahirit, Maks Haxhia, i cili u shpreh se ka shoqëruar klientin e tij rreth orës 15:00, për të kryer dorëzimin.

/TPZ.AL/