AKTUALITET, 17 Tetor 2017, 23:08

Artan Hoxha i shpëton aksidentit, nga Top Channel me shpejtësi rrufe në Klan

Artan Hoxha i shpëton aksidentit, nga Top Channel me shpejtësi rrufe

Gazetari i News24, Artan Hoxha ka bërë një parakalim mjaft të çuditshëm ditën e sotme në dy ekrane të ndryshme televizive.

Hoxha, që njihet si një nga gazetarët më të rëndësishëm investigativë, kryesisht për çështjet e krimit, ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel. Fill pas përfundimit të këtij emisioni, Hoxha është transferuar  në një tjetër televizion me shpejtësi aq të madhe, sa ka rrezikuar të aksidentohet. Burime për Tpz.al, thanë se Hoxha ka rrezikuar të përplaset me një betoniere.

Gjatë kohës që në emisionin "Opinion" po fliste Dritan Zagani në Skype, është shfaqur papritur edhe Hoxha.

Hoxha ka udhëtuar me një shpejtësi të madhe sepse televizionet janë larg njëri tjetrit. Megjithatë, kjo sakrificë ishte e nevojshme, sepse sot ka patur ngjarje të shumta dhe gazetari Hoxha nuk mund të mungonte në ekranet e rëndësishme të vendit. /TPZ.AL/